Kosova, 100 për qind taksë produkteve të Serbisë
21 nëntor 2018
| 14:35
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë t’i vihet taksë prej 100 për qind.
Ky vendim ka ardhur pas propozimit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. “Nga sot t’i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja”, ka thënë Shala.
Ai po ashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se thënë se përkrah propozimin e ministrit Shala.
“Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. CEFTA nuk ka funksionuar në mes të Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrahi propozimin e juaj”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/