Kosova vendos reciprocitet për targat me Serbinë. Fillon heqja e targave (foto)
20 shtator 2021
| 10:48
Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç deri sot kanë autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë, shkruan “Epoka e re”.
Një veture nga Serbia në pikëkalimin kufitar në Jarinje i është vendosur targa e përkohshme RKS.
Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare të cilat kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve.