![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/IMG_20181129_175713.png)
Kosova vendoset në Sllovaki, gati për ndeshjet kualifikuese
29 nëntor 2018
| 18:00
Atmosferë shumë pozitive është te hendbollistet e Kosovës në prag të ndeshjeve kualifikuese për botëror.
Kosova të enjten është vendosur në Galanta, në afërsi të qytetit Shala ku nga nesër deri të dielen luhen ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për botërorin e vitit tjetër.
Kosova të premten (nesër) prej orës 15:30 luan ndaj Izraelit. Më pas kombëtarja jonë përballë i ka Ukrainën dhe Sllovakinë nikoqire. Ndeshja me Ukrainën luhet të shtunën prej orës 15:30 kurse ajo me Sllovakinë të dielen prej orës 18:00.