Kosova zë vendin e shtatë në Kampionatin Botëror të Karatesë
Përfaqësuesja e Kosovës në karate e ka zënë vendin e shtatë në ekipore në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Karateistët e Kosovës shënuan tri fitore. Në raundin e parë mundën, Afrikën e Jugut, në të dytën, Kilin, ndërsa në të tetën e finales humbën nga Italia, e cila falë kalimit në finale, i mundësoi Kosovës repesazhin. Djemtë “dardanë” e nisën mirë repesazhin, duke fituar ndaj Brazilit, por që më pas pësuan u mundën nga Kazakistani, duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.
Është ky suksesi më i madh i karateistëve tanë në ekipore, në një Kampionat Botëror. Në konkurrencën e femrave, Kosova ishte ndalur në raundin e parë nga Rusia.
Të enjten, katër garuesit Fortesa Orana, Elhami Shabani, Albulena Gërvalla dhe Ylli Cenaj, garuan në individuale përmes repesazhit, por pa mundur të hyjnë në zonën e medaljeve. Drejtësinë në Botëror e ndanë edhe gjyqtarët e Kosovës, Ardian Muhadri dhe Besim Ilazi.