Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Çekisë
13 nëntor 2019
| 21:00
Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes më të rëndësishme në historikun e saj të ri, që e zhvillon nesër në orën 20:45 kundër Çekisë në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen.
Në seancën e fundit kanë stërvitur të gjithë futbollistët që përzgjedhësi Challandes i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020, me përjashtim të Vedat Muriqit, i cili tashmë është kthyer në Turqi, për shkak të lëndimit.
Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft optimiste dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme. Nga afër stërvitjen e djemve dardanë e kanë ndjekur edhe krerët e FFK-së.