Kosova zhvillon dy miqësore në Slloveni
24 korrik 2018
| 10:20
Kombëtarja A e Kosovës në hendboll do të luajë dy ndeshje miqësore kontrolluese në Slloveni.
Kosova do ta ketë përballë kombëtaren e Arabisë Saudite, ndërsa ndeshjet shërbejnë për të fituar përvojë lojtarët e rinj dhe për të provuar disa emra të rinj. Kombëtarja të shtunën është nisur për në Slloveni, ndërsa ka arritur në këtë vend të dielën.
Ndeshja e parë luhet të martën, ndërsa e dyta të mërkurën. Kosova pritet të vazhdojë me miqësore cilësore edhe në vjeshtë. Në tetor janë planifikuar ndeshje me Luksemburgun dhe Turqinë.
/Epoka e re/