Kosova zhvillon edhe një stërvitje para ndeshjes me Armeninë
22 mars 2024
| 11:11
Në prag të miqësores me Armeninë, futbollistët “dardanë” në paraditen e sotme kanë zhvilluar një tjetër seancë stërvitore në Yerevan.
Përveç ushtrimeve të lehta fizike, përzgjedhësi Franco Foda ka shfrytëzuar këtë seancë në aspektin taktik, ku ka punuar veçmas në organizimin e skuadrës në gjuajtjet nga këndi, si dhe shfrytëzimin sa më të mirë të ndërprerjeve. Po ashtu, është punuar edhe në shmangien e pozitave jashtë loje.
Në prag të ndeshjes të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në miqësoren e parë të këtij viti. Ndeshja mes Kosovës dhe Armenisë zhvillohet sot nga ora 17:00.