Kosova zhvillon stërvitjen e dytë
14 nëntor 2024
| 11:59
Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet intensive për sfidat e nëntorit.
Të mërkurën kanë stërvitur në mëngjes, ku ka mënguar vetëm Dominic Artis. Përgatitjet po vazhdojnë dy herë në ditë në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Kosova do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshet me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës. “Dardanët” kanë një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.