Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë
16 nëntor 2023
| 15:29
Përfaqësuesja e Kosovës U21 e zhvilloi sot stërvitjen e fundit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në prag të ndeshjes kundër Bullgarisë.
“Dardanët”, gjatë këtyre ditëve kanë punuar në aspektin taktik dhe motivues. Pavarësisht mungesave në skuadër, Kosova kundër Bullgarisë do të luajë për fitore.
Ndeshja Kosovë U21- Bullgari U21 zhvillohet të premten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 13:00.