Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Rumani

13 nëntor 2024 | 13:52

Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi paraditen e sotme seancën e tretë stërvitore dhe të fundit në Kampin Nacional në Hajvali, para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.

Futbollistët “dardanë” punuan me përkushtim të lartë, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij e orientuan stërvitjen kryesisht në detaje taktike, duke synuar përmirësimin e skemave të lojës për përballjen e së premtes.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se në seancën e sotme mungoi Donat Rrudhani, i cili pësoi lëndim në stërvitjen e djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore u lirua nga grumbullimi. Përkundër mungesave të rëndësishme si pasojë e lëndimeve, atmosfera brenda kampit të dardanëve mbetet pozitive dhe optimiste.

Ekspedita e Kosovës udhëton nesër në mesditë drejt Bukureshtit, ku do të zhvillohet përballja me Rumaninë të premten, më 15 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i…