Kosova zyrtarisht nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE

14 dhjetor 2022 | 11:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nënshkrimi i saj u bë në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës së Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar sot se është ditë historike për vendin, është moment historik.

“14 dhjetor ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion tonë, integrimit euro-atlantik”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shëndeti i Bruce Willis vazhdon të përkeqësohet. Aktori 67-vjeçar njoftoi…