KosovaJob lanson produktin që do ta revolucionarizojë mënyrën e punësimit në Kosovë

23 maj 2024 | 12:14

Platforma e punësimit KosovaJob, ka organizuar të ejtën ngjarjen “Integrimi i AI (Intelegjencë Artificiale) në KosovaJob – një kapitull i ri për punësimin në Kosovë”.

Në këtë ngjarje u lansua produkti më i ri i KosovaJob, me të cilin synohet të revolucionarizohet mënyra e punësimit në Kosovë.

Ky produkt do t’i ndihmojë punëdhënësit dhe punëkërkuesit të gjejnë njëri-tjetrin vetëm me një klikim brenda kësaj platforme, raporton “Ekonomia Online”.

Udhëheqësi dhe themeluesi i KosovaJob, Arion Rizaj, tha se qëllimi i këtij produkti është t’ua lehtësoj punëkërkuesve filtrimin e kandidatëve që aplikojnë.

Ai tha se AI do të integrohet edhe për punëkërkuesit ku do të jetë një modul që para se të aplikojnë të dinë se sa ata kanë potencial që të punësohen.

“Krejt jemi kohët e fundit dëshmitar se si po ndërron procesi i rekrutimit, trendet e punësimit. Procesi i rekrutimit, procesi i filtrimi merr shume punë, nësë kanë aplikuar 100 kandidatë veç imagjinoni sa ditë ose sa javë ju merr kohë për me i filtruar 100 CV për me i analizuar. Qëllimi çka e keni për punëdhënës është që këtë procesi të filtrimit me e përshpejtuar. Që ju kur të keni kandidat të keni raportin e gatshëm që me mujtë me ditë që ai kandidat a i përshtatë kërkesës suaj, që me mujt me investuar kohën e juaja me kandidatë që kanë potencial. Inteligjenca artificiale nuk e përfaqëson njeriun. Ju jeni personat kryesor prapa tij, kjo do të shërbej që të asistojë. Në anën tjetër AI do të integrohet edhe për punëkërkuesit. Për punëkërkuesit do të jetë një modul që para se të aplikojnë të di se sa ka potencial që të punësohet”, ka thënë ai.

Ndërsa, Gili Hoxhaj, Përfaqësuese e Marrëdhanieve me Publikun në KosovaJob, tha se ky produkt do të i mundësoj punëdhënësit dhe punëkërkuesit ta gjejnë njëri tjetrin në shpejtësinë e sekondave.

“Ne ju sigurojmë që ky hap sot është vetëm një hap drejtë një rruge të gjatë në të cilën punëdhënësitë dhe punëkërkuesit ta gjejnë njëri-tjetrin në shpjetësinë e sekondave”, ka thënë ajo.

Kurse, shefi Operacional në KosovaJob, Aleksander Kohchovski, para përfaqësuesve të kompanive prezantojë produktin edhe mënyrën se si përdoret ky produkt, duke shtuar se as një kompani në Ballkan, edhe pse janë tregje më të mëdha se Kosova, nuk e kanë në përdorim një produkt të tillë.

“Ky dixhitalizim e lehtëson procesin e punësimit. Çfarë duam ne është që të bëjmë një hap fillestar sepse as një kompani në Ballkan këtë hap revolucionar edhe pse tregu i tyre është më i madh se në Kosovë kjo nënkupton shumë për ne sepse çfarë do që ne po zhvillojmë do të zhvilloj palë dhe do të adresoj nevojat e juaja”, ka thënë ai.

Përgjatë eventit përfaqësuesit e bizneseve/ kompanive patën mundësit që t’u demonstrohet mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të filtruar punonjësit e tyre potencialë.

E po ashtu gjatë ditës të gjithë punëkërkuesit patën mundësi që të njoftohen se si mund të krijojnë profilet e tyre brenda KosovaJob dhe të bëhen pjesë e së ardhmes së punësimit – mundësisë ideale për të arritur te vendi i tyre i punës pa shumë përpjekje./EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka rrethuar ishullin e Tajvanit, në një nga stërvitjet…