Kosovare Asllani: Duhet të jenë më të mbrojtura në fushë

29 shtator 2021 | 13:05

Sulmuesja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani është ndalur nga një lëndim serioz në gju dhe ka reaguar në rrjetet sociale tepër e mërzitur.

Lojtarja shqiptare që përfaqëson Suedinë por që është një nga futbollistet më të mira në Spanjë dhe pjesë e Real Madridit, postoi një foto në rrjetet sociale ku tregon këmbën e saj të fashuar mirë nga dëmtimi teksa nuk u kursye në kritika.

“Fatkeqësisht do të jem jashtë fushave deri në nëntor për shkak të një dëmtimi të ligamentit të gjurit që mora pas një ndërhyrje të rrezikshme. Mendimi im është se ne, lojtaret duhet të jemi më të mbrojtura në fushë për të shmangur dëmtimet serioze nga duelet e rrezikshme. Jam e motivuar që të rikthehem sa më shpejt”, ka thënë Asllani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar…