Kosovare Asllani flet për prindërit e saj, futbollin dhe Real Madridin
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, ka folur për simpatinë e madhe që ka për klubin ku ajo luan aktualisht skuadrën e femrave të Real Madridit.
Asllani në një intervistë për revistën “Forbes”, ka thënë se e ka simpatizuar tej mase fenomenin Ronaldo, qysh prej se ishte fëmijë.
“Kur isha fëmijë, futbollisti që shikoja ishte braziliani, padyshim që Ronaldo. Ai luante për Real Madrid dhe kështu fillova ta ndjek ekipin për herë të parë”, ka thënë ajo.
Ajo ka votuar për klubin e shekullit, një çmim që ndahet nga FIFA.
Asllani është njëra nga lojtaret më të pëlqyera nga fanset e ekipit.
Kosovarja kishte postuar më herët një shkrim në të cilën pyeti, se pse ekipi që ajo simpatizonte nuk kishte ekip të femrave.
Katër muaj më pas ajo nënshkroi për ekipin CD Tagon, që më pas u bë Real Madrid.
Ndihmëskapitenja e Suedisë ka folur për sfidat e para kur ka arritur në kryeqytetin spanjoll.
Në veçanti për ndeshjen e parë që “Los Blancos” e humbën ndaj Barcelonës me rezultatin 9:1.
“Është gjithashtu jeta ime që kam pasur gjithmonë një presion të madh në të gjitha klubet e mia në të cilat kam luajtur. Kam luajtur në Paris Saint-Germain për katër vjet, kam luajtur në Manchester City, kam luajtur në Shtetet e Bashkuara , Kam luajtur me ekipin kombëtar ku kam një rol drejtues dhe jam ndihmës kapitene atje. Më pëlqen të marr përgjegjësi”.
“Unë isha e tronditur, mënyra sesi u futëm në atë lojë. Shumë lojtare tona ishin me të vërtetë nervoze. Mendoj se ishte një nga lojërat e para që ata kanë luajtur ndonjëherë në nivelin e lartë. Ishte një lojë ku shumë lojtare kishin pak mungesë besimi. Ne i lëmë ata të shënonin shumë lehtë. Unë mendoj se lojtarët kanë nevojë për përvojë dhe ata nuk e kishin atë”, ka thënë ajo.
Ajo ka folur edhe për prejardhjen e saj.
“Prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë. Unë kam lindur në Suedi, por u ndjeva sikur shumë vajza të reja me prejardhje të ndryshme mund të lidheshin me mua, kështu që unë ndjeva një përgjegjësi për të luftuar edhe për ato vajza dhe të tregoja se pa marrë parasysh se nga vini, të gjitha ëndrrat e tyre mund të bëhen realitet”, ka thënë Asllani.
https://twitter.com/KosovareAsllani/status/1345453750299873282?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1345453750299873282%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fasllani-prinderit-e-mi-jane-1lindur-dhe-rritur-ne-kosove-pa-marre-parasysh-se-nga-vini-endrrat-mund-te-behen-realitet%2F