Kosovare Asllani i shënon dy gola në fitoren e Milanit
19 maj 2024
| 12:17
Kosovare Asllani, është autore e dy golave në fitoren e Milanit me rezultat 3:1 kundër Sampdorias.
Asllani realizoi në minutin e katërt dhe të 21-të.
Ndërkaq golin e tretë për “rossoneret” e shënoi Gloria Marinelli në minutën e 94-të.
Derisa për mysafirët realizoi Cecilia Re, në minutën e 74-të.
Sulmuesja nga Kosova që përfaqëson Suedinë luajti 87-të minuta.
Aktualisht Milani i ka 41 pikë në ligën e femrave dhe renditet në vendin e gjashtë.
Ndërkaq, Sampdoria ka 28 pikë është në vendin e tetë.