Kosovare Asllani shkruan historinë me Realin
09 shtator 2021
| 18:00
Pas periudhës me koronavirus, Kosovare Asllani të mërkurën mbrëma është kthyer në fushën e lojës dhe shkroi historinë me Real Madridin në konkurrencën e femrave.
Reprezentuesja e Suedisë me Real Madridin e siguroi fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Asllani me bashkëlojtare mposhti Manchester Cityn 1:0 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Angli.
Golin e vetëm për madrilenët e shënoi Claudia Zornoza Sanchez në minutën e 44-t, ndërsa 32-vjeçarja Asllani hyri në lojë në minutën e 86. Mitrovicasja që doli pozitive me koronavirus në fund të muajit gusht, mungoi në duelin e parë që përfundoi 1:1 në Spanjë. Shorti për fazën e grupeve do të tërhiqet më 13 shtator.