Kosovare Asllani shkruan historinë për klubin e femrave te Real Madridi

11 tetor 2020 | 14:51

Emri i Kosovare Asllanit është gdhendur në historinë e klubit të femrave të Real Madrid.

Asllani është bërë golashënuesja e parë në historinë e klubit madrilen.

Real Madrid (F) barazoi 1:1 në udhëtim te Valencia (F), dhe goli i vetëm për Los Blancos është shënuar nga sulmuesja shqiptare.

Real Madrid sezonin e kaluar e ka blerë ekipin e Tacon të femrave, dhe sivjet ka debutuar në Premierligën spanjolle të femrave me emrin e vet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Etrit Berisha i cili është graduar kapiten i kombëtares shqiptare…