
Kosovare Asllani shpallet futbollistja më e mirë për muajin nëntor
18 dhjetor 2020
| 16:28
Kosovare Asllani të premten e ka fituar një çmim tejet të rëndësishëm. Falë paraqitjeve të mira në muajin e kaluar, ajo e fitoi çmimin e futbollistes më të mirë të muajit nëntor.
Gjatë këtij muaji, ajo shënoi gjashtë gola në pesë paraqitje. Ndryshe, futbollistja mitrovicase është bërë protagoniste me skuadrën e Real Madridit. Ndeshje pas ndeshje, ajo vazhdon t’i shënojë skuadrave kundërshtare.