Kosovarët që u kthyen nga Londra do të karantohen

18 mars 2020 | 18:41

Si pasojë e situatës së krijuar thuajse në gjithë botën nga koronavirusi, shumë qytetarë kosovarë kanë mbetur nëpër vende të tjera.

Por,  ministritë përkatëse, si ajo e Infrastrukturës, Punëve të Jashtme dhe të tjerat po punojnë që të mundësojnë kthimin e qytetarëve kosovarë të cilët ishin jashtë vendit.

Shefi i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, Alban Zogaj deklaroi se tashmë ka arritur aeroplani i parë nga Londra me qytetarët e Kosovës që ishin atje.

Ai tha se janë duke punuar për kthimin e tyre dhe se qytetarët le të qëndrojnë në kontakt me ambasadat përkatëse.

Ndryshe, të gjithë kosovarët që vijnë nga vendet tjera parashihet të karantinohen në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e përhapjes së virusit COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, para…