Kosovari me banim në ShBA mbytet në det të ‘Shkëmbi i Kavajës’
19 gusht 2018
| 12:48
Me sezonin turistik që e ka kaluar pikën e vetë kulmore, një tjetër viktimë është shënuar në plazhet shqiptare. Mësohet se në mesditën e së dielës një 68 vjeçar është mbytur teksa lahej në det në zonën e plazhit të njohur si “Shkëmbi i Kavajës”.
Pushuesi që ka humbur jetën është shtetasi kosovar Agur Isufi. Ai është transportuar me autoambulancë drejt morgut të Durrësit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Mësohet se Isufi jetonte në Amerikë dhe vetëm pak ditë më parë kishte ardhur në Durrës për pushimet e verës.