Kosovari ndalohet në Morinë nga policia e Shqipërisë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

04 janar 2025 | 12:42

Policia e Shtetit në Shqipëri ka deklaruar se në pikën kufitare të Morinës e kanë ndaluar 41-vjeçarin nga Kosova, me inicialet V.Z..

lg.php.gifNë njoftimin e lëshuar thuhet se ai akuzohet për për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13,420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka…