Kosovarja zgjedhet rreshtere majore në Akademinë ushtarake West Point në SHBA
Kosovarja, Arelena Shala është përzgjedhur rreshtere majore në Akadiminë Ushtarake West Point, që është institucioni më elitar në SHBA.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në një postim në “Facebook”.
Çitaku ka deklaruar se kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin dhe se procedura e rekrutimit është tepër rigoroze.
“Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin. Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës. Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake. E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!”, ka shkruar Çitaku.