Kosovë, 25 aktakuza në 24 orët e fundit

10 janar 2023 | 12:15

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Pejë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar me urdhër të prokurorit për 48 orë nën dyshimin se kanë kryer të vepra penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra Nice ka shkarkuar Lucien Favre nga posti i trajnerit…