Kosovë, 434 raste aktive me Covid
13 qershor 2021
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,numri i rasteve aktive me Covid është 434.
Sipas këtij njoftimi, nga 2.117 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.