Kosovë: 7 mijë 600 raste aktive me Covid

05 janar 2021 | 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 7 mijë e 600 raste aktive me Covid.

“Numri total i rasteve pozitive është 52 333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 355 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me…