Kosovë-Lituani, përfundon pjesa e parë

18 nëntor 2024 | 21:43

Ka përfunduar 45-minutëshi i parë i ndeshjes Kosovë – Lituani.

Kombëtarja dardane po udhëheq pas pjesës së parë me shifrat prej 1-0.

Golin për “Dardanët” e shënoi Muharrem Jashari në minutën e pestë të takimit.

Kosova nuk pati më raste të mira të tjera në vazhdim të ndeshjes.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, golashënuesi Muharrem Jashari u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rrezikshme.

Kosova tërë pjesën e dytë do ta luajë pa një lojtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylber Hysa-Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore ka thënë se…