KOSOVË ME KËMISHË TË KUQE QË 2000 VJET
Behram Hoti
Kosovë e bimë në Tokë
Me këmishë t’kuqe që 2000 vjet
Me plis t’bardhë mbi kokë
Kosovë piramidë në det…
Guri me gurin të betuar në shkëmb
Me duart e Dritës natën e kanë shkund
Thikat e tmerrit po thyhen ndër dhemb…
Gjenocidin e zi Drenica do ta mund
Guri me gurin t’përqafuar në fitore
Në Kala janë murosur jeta me jetë…
Kosova i bënë ballë dhunës mizore
Malisheva dëshmitare e shekullit 20-të
Llapi… Zhuri…Baladë e kuqe e shkruar
Ujem duke marrur mikrobi i gjenocidit
Në kisha e xhamia dhuna ka kafshuar…
Si sfina e gjallë e Jack Rabinit…
Kosova e dhunuar mordën do t’a mund
Me këngën e Dritës terrin do t’a shkund
Kosova heroike me plagë në ballë
Kosova historike, trojë e gjallë…
Lisa me pisha një rrënjë në një shkëmb
Sakicës i qëndrojnë me tyt ndër dhëmbë
Kroi i Kosovës gjakshëm gurgullon…
Retë edhe dielli shpesh i përjeton…
Kosovë historike t’a patën lakmi –
Gjeanologjinë… Historinë… Dashurinë…
Hamleti Kleopatra Cezari Cari Murati
Antonio Garibaldi Ofelia… Çelebia
Bizmarku… Riçardi i tretë…
Edhe shiu… edhe retë…
Kosovë me këmishë të kuqe që 2000 vjet
Kosovë Kala në det…