Kosovë, profesori nga Australia po kryen operacione të komplikuara tek fëmijët
22 tetor 2023
| 11:22
Për herë të dymbëdhjetë, profesori dhe humanisti, Paddy Dewan, nga Australia, bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Anesteziologjisë, po kryejnë operacione tek fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
Sipas këtij njoftimi, ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, kurse në tërësi do të operohen 19 fëmijë, kurse janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme kirurgjike.
Ekipi i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë më 18 tetor dhe do të qëndrojë deri më 25 tetor 2023.