Kosovë – Serbi: Përmes lojës deri te informatat e sakta
Agjencia e lajmeve serbe “Beta” ka botuar në versionin desktop në Facebook lojën “Komshitë – Komšije” (hape linkun : https://apps.facebook.com/341222219869201) me qëllim të avancimit të të kuptuarit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës kur behët fjalë për kufijtë.
Loja është dygjuhësore (në shqip dhe serbisht) e paramenduar për t’i ndihmuar qytetarët e të dyja palëve për të kuptuar më mirë marrëdhëniet dhe aktivitetet e ndërmarra negociuese ndërsa qëllimi i kësaj loje nuk është që të lejojë simulimin e “luftës për territor”.
Loja është në formë kuizi dhe i mundëson lojtarit që të njoftohen, me një prezantim të thjeshtuar të dhënave mbi territoreve dhe popullsive në të dy anët e kufirit ose vijës kufitare.
Bëhet fjalë për informacione të marra nga statistikat zyrtare të Serbisë dhe Kosovës.
Vlerësime të ndryshme dhe të dhëna mbi disa pjesë të territorit në të dy anët që nuk ekzistojnë në statistikat zyrtare nuk janë marrë në konsideratë në krijimin e lojës.
Në lojë është lënë mundësia që pjesëmarrësit të ofrojnë një formë të shkëmbimit të territoreve, por me kufizime të qarta që do të thotë se nuk duhet të prishet seriozisht ekuilibri në mes të dy palëve.
Pjesë përbërëse e lojës janë dokumentet kryesore të në të cilat aktualisht bazohen marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Duke zgjedhur këtë qasje ndaj njërit nga problemet më të ndjeshme dhe më të vështira politike në rajon jemi nisur nga vlerësimi që qytetarët, me të cilët kanë të bëjnë këto çështje, shumë vështirë dhe rrallë vendosin që edhe vet të kontrollojnë shënimet statistikore, përveç tjerash edhe për shkak të një procesi të komplikuar dhe me shumë kërkesa.
Loja e zhvilluar nga “Beta” ofron mundësinë qytetarëve që pa hulumtime të gjëra të vijnë deri të dhënat themelore relevante që mund të ndihmojnë për të kuptuar situatën reale në terren dhe të nxjerrin konkluzione.