Kosovë, tetë të vdekur dhe 345 raste të reja me Covid
19 dhjetor 2020
| 16:25
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit tetë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 345 raste të reja me Covid-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (85, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 65 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Klinë 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Ndërkaq, rastet e reja dalin pas testimit të 1.501 mostrave.
Në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së janë shëruar edhe 436 pacientë.
Që prej mesit të marsit, e deri më 19 dhjetor, Kosova ka regjistruar 48.682 raste me koronavirus.
Prej tyre, 1.248 pacientë kanë vdekur dhe 36.226 janë shëruar.
Raste aktive vazhdojnë të jenë 11.208.