Kosovë, urime dyvjetori i ushtrisë!

14 dhjetor 2020 | 08:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot një prej ngjarjeve të rëndësishme të shtetit të Kosovës, dyvjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atij për Shërbim në FSK. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës është e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit.

 

Shënimi i tij në këtë dyvjetor:

 

Sot, kur shënojmë dy vjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe atij për Shërbim në FSK, mund të themi se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë.

14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për Kosovën, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë. Falënderoj secilin deputet që votoi për ushtrinë, që nënkupton votim për paqe e siguri në rajon.

Kosovë, urime dy vjetori i Ushtrisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Koronavirusi po ‘sundon’ jetët tonë prej gati një vit,…