Kosovën në Hagë e dënoi drejtësia e padrejtë!
Komandant Cali u dënua nga Drejtësia e Padrejtë! U dënua e tërë Kosova!
U dënua sipas aktakuzave të Serbisë, të ndihmuara e të kompletuara nga akuzat dhe “dëshmitë” e shqipfolësve dhe shqipfolëseve!!
Shkruan: Mustafë Xhemaili
Gjykata në Hagë, e cila sot përfaqëson Drejtësinë e Padrejtë ndaj çlirimtarëve të Kosovës, po i gjykon UDHËHEQËSIT E LARTË TË UÇK-së, pasi ndryshoi plotësisht THELBIN E AKUZËS mbi të cilën është themeluar kjo gjykatë nga Kuvendi i Kosovës.
Salih Mustafës, çlirimtarit, ia kisha dëgjuar zërin dhe namin për trimëri dhe humanizëm. Komandant Cali ishte një strateg i famshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri ndër udhëheqësit e njësitit special gueril B I A (akronim me germat e para të emrave të heronjve të kombit: Bahri Fazliu, Ilir Konushevci, Agron Rrahmani). Ai ishte njëri nga udhëheqësit kryesorë i operacionit për shpëtimin e popullatës civile nga Prishtina, e cila u strehua në Gollak, dhe ndiqej për vrasje e masakrim nga ushtria e Serbisë.
Komandant Calin e takova në Prishtinë, në një manifestim të TMK-së në vitin 2000.
Me thjeshtësi, modesti, e qetësi, bisedonte miqësisht, sikur të ishim njohur shumë vite më parë. Dhe, në bisedë e sipër, miku im Haqif Mulliqi, na e bëri këtë foto të paharruar e plot kuptim.