Kosovës i duhet ekip i unitetit për fazën finale të dialogut
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, ka shprehur nevojën e krijimit të një ekipi të unitetit për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky ekip i unitetit duhet të jetë vendimmarrës dhe anëtarët e tij duhet të jenë të barabartë.
Sipas Feratit, subjektet politike duhet të gjejnë një konsensus rreth këtij procesi ani pse ka pranuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë për shkak të humbjes së besimit në mes të subjekteve politike.
Ferati ka bërë me dije se të gjitha subjektet politike duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon në këtë proces final të dialogut me Serbinë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së shtunës të gazetës “Epoka e re”).