Kosovës i duhen 500 milionë euro për ta mbajtur ekonominë dhe konsumin aktiv

13 prill 2020 | 20:13

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), i propozon Qeverisë 11 masa shtesë për të tejkaluar Pandeminë Ekonomike që e rrezikon mirëqenien socio-ekonomike të Kosovës.

Të bashkangjitur gjeni shkresën zyrtare të drejtuar Albin Kurti, Kryeministër në detyrë të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrit të Financave dhe Kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Kosovës.

I nderuar z. Kurti,

Aleanca Kosovare e Bizneseve ju kërkon se pas disa masave të marra nga Qeveria, të cilat nuk janë të mjaftueshme dhe gjithëpërfshirëse me qëllim që ta mbajmë fuqinë konsumuese dhe likuidtetin ekonomik ju propozon që të vazhdoni edhe me masa të tjera si vijon :

AKB ju propozon këto masa:

1. Rishikimi i Buxhetit me urgjencë për vitin 2020.

2. Parlamenti i Kosovës duhet ta aprovoj Ligjin Emergjent për Rimëkëmbje të Ekonomisë.

3. Nivelizimi i pagave në mes sektorit publik dhe privat dhe të paguhen të gjithë kontributdhënësit me pagë mesatare në nivel vendi për 3 muaj e ardhshëm pa përjashtim të asnjë sektori ekonomik.

4. Subvencionimi i qirave deri në 100% jo vetëm të atyre qe kanë qenë me vendime të mbyllura por edhe të atyre bizneseve që kanë hasur në vështirësi të punojë për shkak masave të COVID 19.

5. Të rishikohen masat nga BQK, të shtyhen këstet e kredive për biznese dhe qytetarë pa interes dhe ndëshkime sepse Bankat Komerciale po aplikojnë interes te larte deri ne 17%( për këto raste kemi argumente).

6. Të gjitha tatimet e mbledhura në brendi të shtyhen deri më 31.12.2020 dhe riprogrami i tyre të bëhet për 24 muajt e ardhshëm.

7. Energjia elektrike, uji dhe mbeturinat të subvencionohen nga shteti për 3 muajt e ardhshëm për të gjithë.

8. Të rritet vlera financiare e Fondit për Garantimin e Kredive.

9. Kërkesa për burimet tjera të financimit në formë të granteve dhe kredi të buta nga Banka Botërore, kërkesa në FMN për kredimarrje nga instrumenti i shpejtë financiar, kredi nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

10. Hyrja e Kosovës në Borxh Publik deri ne 500 milion €, si intervenim i shpejt i qytetarëve për të mbajtur konsumin aktiv e cila e ruan likuiditetin ekonomik.

11. Të subvencionohen bizneset qe kane punuar dhe të mbështet bizneset qe nuk po punojnë me vendim të Qeverisë, qoftë në forme direkte apo në formë indirekte, transporti publik nuk funksionon dhe punëtorët kanë vështirësi për vajtje – ardhje në punë.

Ne vlerësojmë lartë përpjekjet tuaja për daljen nga kjo situatë e pazakontë dhe kërkojmë nga ju që të konsideroni me kujdes rekomandimet tona dhe ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni.

AKB-ja beson në përkushtimin e juaj që të na ndihmojë në këto situata të vështira për të gjithë bizneset kosovarë dhe punëtorët e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se…