KOSOVËS I DUHET FITORJA E PARTISË DEMOKRATIKE

05 shkurt 2021 | 14:09

Shkruan: Hisen Berisha

Tani më edhe formalisht jemi në fushatën elektorale, që po t’i referohem historisë ka një përsëritje ngase vlerësuar retroaktivisht Republika e Kosovës, ndodhet afërsisht në situatë kritike, sikur në Shtatorin e vitit 1878, kur porta e lartë dërgojë Mehmed Ali Pashën, për ta shpërndarë përfundimisht Lidhjen e Prizrenit.

Burrat e Gjakovës, Rekës e Malësisë e rrethuan dhe neutralizuan pashanë turk.

Në Gjakovë e ka varrin pasha me origjinë Gjermane por i turqizuar.

Shqiptarët i kanë dy shtete sot, por edhe më shumë se gjysmën e tokave nën okupim klasik sllav e grek.

Pra, ne duhet të  bashkohemi rreth nacionales si çështje, duke e vendosur edhe kësaj radhe në ballë të mbrojtjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur.

Është evidente se kërcënimi po vjen nga Serbia okupatore që nuk po heqë dorë nga pretendimet e saja, ndaj Kosovës, por edhe nga angazhimi i disa partive shqiptare të Kosovës, nën pretekstin djallëzorë se ne duam bashkimin kombëtarë.

Historia edhe përsëritet, nëse e harrojmë.

Po ua rikujtojë pseudopatriotëve e neokomunistëve shqiptarë se, shteti i Kosovës lindi si disponim i mbi 90% të popullit shqiptarë, që jetuan në hapësirat e okupuara nga popujt sllav, në referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992.

Marrëveshja përfundimtare, duhet patjetër të arrihet në periudhën prej këtyre katër viteve sa parashihet të zgjatë edhe mandati i këtij kuvendi që do të formohet nga këto zgjedhje.

Ajo marrëveshje duhet patjetër të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Prandaj ju bëjë thirrje, votoni djemtë tuaj, të cilët mbrojtën qenien kombëtare shqiptare në këto hapësira dardane, e jo të tillë, që me kulturën kosmopolite e logjikën e shoqatave, ta përfaqësojnë  Kosovën.

Pra, ju ftoj ta mbrojmë Republikën e Kosovës, siç e mbrojtën paraardhësit tanë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ngase nuk ka nevojë të priten rezultatet zgjedhore për ta kuptuar se neoDEBATIKasit e kanë objektiv “rishikimin e marrëveshjes së Washingtonit” dhe “shqyrtimin e njohjes nga Izraeli, deri edhe me lëvizjen e Ambasadës nga Jerusalemi”.

Kjo mund të arrihet duke u rreshtuar përkrah ekipit të fitores së Partisë, Demokratike, duke i dhënë fitoren PDK-së, së Kosova dhe populli i Kosovës ka nevojë për fitoren e PDK-së.

Zoti e bekoftë Gjakovën,

Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës në miqësi permanente me shtetin ma liridashës në botë ShBA!

Urime kjo datë e ripërballjes sonë me antivlerat.

(Autori është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe mbanë numrin #53, në listën zgjedhore PDK numër 134­).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se…