Kosovës i shtohet edhe një doktor shkence

27 korrik 2023 | 22:52

Republikës së Kosovës iu shtua edhe një doktor shkence, e ky është Ass.Sc.Dr. Shpend S. Haxhibeqiri, i cili mbrojti publikisht temën  e DOKTORATURËS në Universitetin e Mostarit/Sveuciliste Mostar.

Prof.Dr. Shpend Haxhibeqiri këtë mbrojtje e ka paraqitur para mentorit të tij  Akademik.Prof.Dr.Dragan Babić, Prof.Dr.Ivan Vasilj nga Universiteti i Mostarit dhe Prof.Dr.Jurgen Deckert nga Universiteti i Wurzburgut-Gjermani ku janë kryer të gjitha analizat gjenetike, projektit të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë për Evropën Juglindore, ku janë përfshirë disa shtete dhe pesë qendra univerzitare në “Mekanzimat Molekular të PTSD”, e në veçanti falënderon kryetaren e komisionit vlerësues, Prof.Dr.Esmina Avdibegović nga Universiteti i Tuzllës.

Pas përfundimit të mbrojtjes së temës së doktoraturës, Haxhibeqiri ndër tjera bëri me dije se ka përfunduar një mision jetësor, amanetin e prindit të tij Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri si dhe po ashtu pati një falënderim për miqtë e familjen e tij dhe për të gjithë ata që e përkrahen dhe më mbështeten në punën tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq bashkë me Slavko Simiq…