Kosovës i shtohet edhe një doktor shkence në fushën e së drejtës
08 dhjetor 2023
| 21:45
Republikës së Kosovës iu shtua edhe një doktor shkence në fushën e së drejtës. Kjo është Dr. sc Simeana Beshi, e cila mbrojti me sukses temën e Doktoratës në fushën Financiare-Juridike në Universitetin “Hasan Prishtina” në Fakultetin Juridik.
Pas përfundimit të mbrojtjes së temës së doktoraturës, znj. Beshi ndër tjera bëri me dije se ka përfunduar një mision jetësor.
Ajo mes tjerash falënderojë të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim akademik.