Kosovës iu shtua edhe një doktor i shkencës së historisë

07 tetor 2020 | 19:06

Qyteti me rrënjë të vjetra shqiptare, simboli i qëndresës në themelimin e studimeve në gjuhën shqipe shekujve, po pasurohet çdo ditë me studiues serioz nga disa lëmi. Këto ditë, drejtimi i historisë u pasurua me hulumtime të nxjerra nga Sedat Kryeziu i cili së fundit mori gradën akademike Doktor i Shkencave Historike. Komisionit ishte i përbërë nga: Prof. dr. Nebi Dervishi, Prof. dr. Zeqirja Rexhepi, Prof. dr. Fehari Ramadani, Prof. dr. Isak Sherifi,  Prof. dr. Zeqirja Idrizi.   Dr.Sedat Kryeziu në temën e tij trajtoj pikërisht tezën e hulumtimeve Ridalja e nacionalizmit serb pas vdekjes së Titos dhe forcimi i politikës antishqiptare në Kosovë dhe Maqedoni në vitet 1981 ­- 989″. Kjo temë komplekse e pa hulumtuar sa duhet nga shqiptarët trajton burimin e nacionalizmit serb. Sipas autorit ky nacionalizëm ka rrënjë të vjetra  qe nga shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe vazhdon mbi bazën e urrejtjeve ndaj kombeve tjera. Ai nxjerr fakte nga dokumentet serbe qe nga viti 1829 tek “Kanuni i Vasojeviq” duke vazhduar me “Srbi- svi svuda” – Serb – të gjithë e gjithkund,  nga Vuk Kazaxhiqi në vitin 1836 dhe duke vazhduar tutje tek “Naçertanje” e Ilija Garashaninit  në vitin 1844, si baza të platformës nacional shoviniste të ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë për të ardhmen. Këto dokumente do jenë baza e programeve nacionalistë të pasuruar me “Iseljavanja Arnauta” -“Shpërngulja e Arnautëve”, të Vasa Çubriloviqit në vitin 1937,  Ivo Andriqi  ë vitin 1939  do të del me Elaborat o Albaniji” një program antinjerëzor shovinist mbi zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Aq më keq ky farë Ivo Andiqi ishte laruat i Çmimit Nobel.  Programe të tilla shoviniste vazhduan tuje me  “Homogena Srbija”- Serbia homogjene,  e vitit 1941, me autor  Stefan Moljeviqin, pastaj “Memorandumi” i Akademisë së Shkencave  të Serbisë në vitin 1986 i cili kishte synim dëbimin e shqiptarëve dhe jo serbëve tjerë dhe krijimin e Serbisë së Madhe. I gjithë ku shovinizëm u derdh mbi trevat shqiptare të pushtuara, veçanërisht pas rënies së Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të kaluar.

Studimi ndahet në disa kapituj duke filluar nga i pari me: “Premisat e rishfaqjes së nacionalizmit serb”.  Këtu autori mundohet të shtjellon rrethanat pas  Luftës së Dytë Botërore gjendjen dhe pozitën e popullsisë shqiptare, sistemin dhe zhvillimet politike, sidomos ndryshimet politike të viteve 1966 e ato kushtetuese të viteve 1974, që si rezultat patën decentralizimin e Republikës Federative të Jugosllavisë dhe zgjerimin e autonomisë së krahinave. Forcat konservatore nacionaliste të njohura si rryma të drejtuara nga Aleksander Rankoviqi, ndryshimin e kushtetutës në drejtim të një decentralizimi më të madh të Jugosllavisë, e përjetuan si rrezikim të interesave serbe.

Periudha pas vdekjes së Josip Broz Titos në 1980 paraqet një moment kthese në historinë e popujve ku  udhëheqja kolektive jugosllave që trashëgoi kompetencat e Titos nuk ishte në gjendje ta mbante gjendjen nën kontroll.

“Ngjarjet në muajt mars-prill 1981 dhe situata e krijuar pas tyre”  e përbën kreun e dytë të disertacionit ku autori pretendon të ofrojë një vështrim të përgjithshëm rreth gjendjes në Kosovë e Maqedoni pas vdekjes së Titos, demonstratave të studentore në Kosovë, dhunën policore e ushtarake kundër shqiptarëve, diferencimin ideopolitik në institucionet universitare e shkencore. Duke atakuar Universitetin e Prishtinës që ata e konsideronin si çerdhen e nacionalizmit shqiptar, si dhe tërë elitën akademike shqiptare, ata i hapnin rrugë synimeve për heqjen e Kushtetutës së vitit 1974 dhe krijimin e parakushteve për rivendosjen e centralizimit në RSFJ, që ishte një nga detyrat kryesore të nacionalizmit serb.

Kreu i tretë përfshinë: Rishfaqja e nacionalizmit të heshtur serb 1981-1989” shtjellon ngjarje të rëndësishme që ndodhën pas pranverës shqiptare të vitit 1981. Të dirigjuar nga instanca të larta shkencore e religjioze, si nga Kisha Ortodokse Serbe, Lidhja e Shkrimtarëve të Serbisë, Akademia Serbe e Shkencave dhe Artave  grupe të vogla përmes propagandës ishin në shërbim të nacionalizmit serb. Ata kishin parimin e moralit serb që përmes gënjeshtrës së tyre të ndërtonin kauzë të rrejshme duke inskenuar incidente etnike dhe situata të paqena të cilat do të thellonin ndarjet etnike në Kosovë e do ta bindin opinionin publik jugosllav për pozitën e tyre të rëndë në Kosovë. Po ashtu, një trajtim i veçantë e shumëdimensional në këtë kapitull i jepet Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Artit të vitit 1986, që ishte çelësi programor i gjitha veprimeve shkatërrimtare të serbëve në Jugosllavi. Propozimet që u dhanë në Memorandum kishin një ndikim të madh në formësimin e politikës millosheviqiane. Të gjitha hapat politikë dhe veprimet gjenocide që zbatoi Millosheviqi në Kosovë.  Në pjesën e fundit trajtohet tema “Përgatitja dhe zbatimi i planit për heqjen e autonomisë së vitit 1974 dhe revolta e shqiptarëve”  rrethanat do fillojnë të ndryshojnë me te madhe me ardhjen e Slobodan Millosheviqit në kreun e udhëheqjes komuniste në Serbi. Ai do bëhet aktroi kryesor i represionit ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve  dhe realizimit të programit të përgatitur nga qarqet nacionaliste serbe. Hiqet me dhunë autonomia e Kosovës në vitin 1989 dhe fillimi shembjes së Jugosllavisë.  Millosheviqi me meritë mori nofkën nga politika e tij e luftës ndaj kombeve tjera “Kasapi i Ballkani” i cili përfundon me shkatërrimin e shtetit.  Autori ka shfrytëzuar burime të shumta arkivore, mediave dokumente të pa njohura.  Shkencat shqiptare u pasuruan me hulumtime të reja nga autori i ri prej të cilit priten vepra të reja nga kjo fushë akoma pak e studiuar nga shqiptarët.  Dr.Sedat Kryeziu i dëshirojmë shëndet e suksese në punën e tij shkencore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me shumicë votash është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 09/24…