Kosovës nuk i duhet një kryeministër që përplaset me administratën Trump

09 dhjetor 2024 | 08:44

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka folur për rikthimin e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për mënyrën se si Kosova duhet të sillet me Administratën e re.

Ai në Reporteri ka thënë se Kosovës nuk i duhet një kryeministër që përplaset me administratën Trump, por një kryeministër që këshillohet dhe është pjesë e tavolinës, e jo larg saj.

“Ne duhet të jemi të zgjuar, kemi nevojë për kryeministër që këshillohet me ekspertë, merr opinionet e njerëzve dhe Instituteve, nuk na nevojitet një kryeministër që përplaset me adminitratën Trump, ose BE-në, se kjo na mbyllë derën, duke qenë pjesë e tavolinës mund të jesh pjesëmarrësh, por nëse e largon vetën nga tavolina ashtu siç jemi sot është pjesë e menysë, dhe ne nuk na duhet të jemi pjesë e menysë në këtë fazë historike, neve na duhet të jemi përkrah Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, pjesë e diksutimeve dhe tavolinave të rëndësishme që vendosin për të ardhmen e rajonit”, ka thënë Abazi.

I pyetur se a mund të rikthehet marrëveshja e Uashingtonit, ai nuk e beson një gjë të tillë, ndërsa shton se angazhimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi do të jetë një marrëveshje me Bashkimin Evropian.

“Marrëveshja e Uashingtonit ka qenë në një fazë paraelektorale, në atë kohë Trump e kishte humbur mandaj kandidaturën për president, të gjitha arsyet, motivet për t’u bërë një lëvizje e tillë nuk ekzsitojnë më, mendoj që do të shohim angazhim tjetër të Trump në dialog, që do të jetë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, që këto probleme të mos jenë më të stërzgjatura, dhe nëse angazhohemi me përkushtim për agjendën në NATO, përbrenda reformës në NATO, ne mund ta përshpejtojmë procesin e anëtarësimit, sepse Sllovakia do të ketë më pak rëndësi që ka sot në një reformë brenda NATO-s, e mora si shepmbull Sllovakinë që është nga shtetet mosnjohëse dhe është anëtare e NATO-s. Keni parasysh kornizat e politikave reformuese në NATO që Trump ka ndjekur është që në bazë të peshës duhet të ketë edhe vendimmarrje përbrenda. Unë mendoj që në aspektin e dinamizimit në vendimmarrje kjo i ndihmon, dhe ne duhet të jemi në kanalin e komunikimit me administratën Trump, me grupe lobimi, me Institutet, me disaporën tonë, me një përgatitje shumë më të madhe me instrumente të Ambasadës tonë në Uashington, që të arrijmë të penetrojmë në vendimmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Abazi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot do të mbajë konferencë…