Kosovës padrejtësisht po i mbahen të paraburgosur në Hagë drejtuesit e UÇK-së, e pa ta qeveria Kurti sot po e burgos Kosovën
Sot u mbajt kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK-së, në Schwäbisch Gmund të Baden – Wurttembergut.
Kryetar zgjidhet veprimtari Muhamet Jashari, poashtu u zgjodh edhe kryesia e nëndegës prej 17 anëtarëve.
Angazhimi për Fuqizimi i PDK-s në Baden-Württemberg po ecën me hapa të sigurt. Interesimi i bashkëatdhetarëve është i madh. Në kuvend morën pjesë delegat të PDK- nga ky qytet.
Në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit u kujdesën anëtarët e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës në Baden Wurttemberg, të udhëhequr nga kryetarja Lindita Haxhiu- Zeqiri dhe nënkryetarët Naser Sadiku e Ekrem Rama.
Është nëndega e gjashtë e cila mban kuvendin zgjedhor në këtë degë. Brenda pak kohësh, kuvendet do të mbahen edhe në pesë nëndegë tjera, dhe ku do të krihohen kushtet në fillimin e pregaditjeve për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDK- së, në Baden Wurttemberg.
“Në Kosovë vërtetë mund të ketë pasur të këqija përgjat viteve të kaluara, por të i mohosh të mirat, është e keqja më e madhe” tha ndër tjera kryetarja Haxhiu- Zeqiri.
Ajo në fjalimin e sajë u ndal edhe në aktualen: “Kosovës padrejtësisht po iu mbahen të paraburgosur në Hagë, drejtuesit e UÇK- së, e pa ta, qeveria Kurti, sot po e burgos Kosovën”, përfundoi kryetarja e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK- së, në Baden Wurttembeng Lindita Haxhiu- Zeqiri.