Kosovës të mirat i kanë ardhur nga Shtëpia e Bardhë, jo nga të kuqet e të verdhat

15 maj 2020 | 10:04

Presidenti Hashim Thaçi kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, e konsideron të papërvojë dhe të paditur në diplomaci. “Kurti, i papërvojë dhe i padijshëm në diplomaci. E ka futur veten në kurthe apo në sandviç, edhe pse po qëndron ende në zyrën e vet. Të punojë vetëm me njerëz që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është gabim strategjik’’, ka thënë Thaçi në ‘Çim Peka live’’, në SyriTV.

“Unë dalloj nga Kurti sepse duhet të trajtohemi si vend demokratik dhe të pavarur”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se “Shtëpia e Bardhë është ShBA, nga e cila Kosovës i kanë ardhur të gjitha të mirat, e jo nga shtëpitë e kuqe e të verdha”, ka thënë ai.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As këtë vit Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka arritur…