Kostilniki: Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën

20 mars 2019 | 13:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj e ka njoftuar Kostilnik, për të arriturat e shtetit të Kosovës, për përkushtimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, procesin e integrimeve euroatlantike, bashkëpunimin rajonal dhe tema tjera me rëndësi për vendin.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike, në të njëjtën kohë ka kërkuar ndihmën e shtetit të Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rrugën drejt bashkimit me familjen evropiane.

Haradinaj ka theksuar se është i rëndësishëm bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, veçmas në atë ekonomik, në të njëjtën kohë ka ftuar bizneset nga Sllovakia të investojnë në Kosovë.

Ndërkohë shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën, dhe do të vazhdojë bashkëpunimin bilateral edhe në të ardhmen.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 18 dhe 19 mars 2019 në Prishtinë kanë qëndruar…