Kosto e lartë e trajtimit, kërkohet ndihmë për shërimin e Una Gashit
Una Gashi, ka nevoje për ndihëm financiare për shërim. Pasi u diagnostifikua me sëmundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).
Këtë e bëri të ditur babai i saj, Laurat Gashi, i cili apeloi për ndihmë.
Të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Unën, mund ta bëjnë përmes xhillogarisë; NLB – Bank
Iban-: XK05 1701003028359905
Laurat Gashi
Postimi i plotë i Laurat Gashit:
Kërkesë për Ndihmë Urgjente!
Sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për përkrahjen tuaj.
Vajza ime, UNA, ndodhet aktualisht në Beograd, në Spitalin “Majka i Dete”, ku është duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë shumë të rëndë – semundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).
Gjendja e saj është ende e paqëndrueshme dhe, për këtë arsye, nuk mund të parashikohet ende koha dhe shuma e plotë që do t’i nevojitet për shërim.
Në këtë moment të vështirë, çdo kontribut do të ishte një mbështetje e madhe për UNA-n. Çdo ndihmë është e çmuar, dhe asnjëherë nuk mund të jem mjaftueshëm mirënjohës për përkrahjen që mund të ofroni.
NLB – Bank
Iban-: XK05 1701003028359905
Laurat Gashi