KOSTT fiton grantin e USAID për barazi gjinore
Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) ka njoftuar se KOSTT ka përfituar grant për zbatimin e projektit “Barazia gjinore për energji më të mire”, që pritet të fillojë në prill dhe të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti.
‘Përgëzime KOSTT-it! Ata janë një nga 12 ndërmarrjet shtetërore që kanë fituar grant për zbatimin e projektit “Barazia gjinore për energji më të mirë”, një iniciativë që do të fillojë në prill 2021 dhe do të përfundoj në dhjetor 2021. Granti është pjesë programit botëror të USAID për avansimin e barazisë gjinore – WAGE’, ka shkruar USAID në rrjete sociale.
Që nga viti 2018, KOSTT ka bashkëpunuar me USAID për çështje gjinore edhe përmes programit
‘Engendering Utilities’, program ky i lansuar në vitin 2015 dhe i cili përfaqëson angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes USAID, për të promovuar një rrugë drejtë qëndrueshmërisë në vendet në zhvillim duke nxitur inovacionin e ndërmarrjeve, rritjen ekonomike përfshirëse, barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave.