KOSTT-i shprehet i gatshëm të furnizojë me energji elektrike “Trepçën”
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe TreguT (KOSTT), shpreh gatishmërinë për përkrahje profesionale dhe logjistike për riparimin e gjendjes në “Trepçë”.
“Njoftohen qytetarët që sot në orën 11:11 për shkak të avarisë së ndodhur në Nënstacion e Trepçës, prej nga edhe furnizohet konsumi i Mitrovës, ka rënë ndërprerësi i largpërçuesit 110 kv Nr. 125/3 në NS Vallaq dhe i largpërçuesit 110kV Nr.125/4 në NS Vushtrri 2”, thuhet në komunikatën për medie të KOSTT-it
KOSTT njofton se pas verifikimit të situatës dhe marrjes së informacioneve të nevojshme, se objekti i NS “Trepça”, është duke u djegur, është izoluar NS “Trepça”, në të dyja anët (është tokëzuar LP 125/3 në NS Vallaq dhe LP 125/2 në NS Vushtrria 1).
“ NS Vushtrria 1 është energjizuar në ora 11:28 përmes LP 125/4 në NS Vushtrrria 2, si pasojë e kësaj rënie, konsumatorët që furnizohen nga NS Trepça kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa konsumatorët që furnizohen nga NS Vustrri 1 kanë mbetur pa energji elektrike në interval prej 17 minutave (reduktimi i parashikuar 10MW9. KOSTT tërë kohën ishte, dhe është i gatshëm të furnizojë nënstacionin e Trepçës prej nga furnizohet konsumi i Mitrovicës dhe se është në pritje të konfirmimit të personelit përgjegjës të NS Trepça për gatishmërinë e tyre ta pranojnë tensionin nga rrjeti 110kV i KOSTT, me ç‘rast posa të kemi konfirmim KOSTT do të fillojë realizimin e furnizimit të energjisë eklektike për NS “Trepça”. Pasdite në mbrëmje, në selinë Qendrore të Ndërmarrjes Trepça, menaxhmenti i lartë i KOSTT mbajtën takim emergjent me menaxhmentin e KEDS dhe të ndërmarrjes “Trepça”, në lidhje me situatën e shkaktuar dhe për hapat që duhet ndërmarrë për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike sa më të shpejtë dhe shprehu gatishmërinë e sajë të ndihmoj ne riparimin e Nenstacionit Trepça dhe në tejkalimin e kësaj situate si në mënyrë profesionale po ashtu dhe logjistike”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.