KOSTT njofton për disa intervenime në largpërçues

18 qershor 2020 | 16:25

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka njoftuar qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, nesër me datë 19 qershor 2020 (e premte), nga ora 07:00 deri në 07:30 do të shkyçet largpërçuesi 110 kV L108 që lidhë nënstacionin “Kosova A”, me Nënstacionin (NS) Vushtrria 2.
“Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar largimin e një qeseje najlloni të varur në përçuesit fazor dhe izolatorin e largpërçuesit”, thuhet në njoftimin e KOSTT.
Gjatë kësaj kohe, bëhet e ditur se qytetarët- institucionet që furnizohen nga NS 110/10kV Vushtrria 2 dhe NS 110/35 kV Trepça do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 14MW). (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria ka prezantuar zyrtarisht kryenegociatorin e Shqipërisë me Brukselin për…