KOSTT: Stabilizohet furnizimi me energji elektrike
KOSTT përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se furnizimi me energji elektrike në kryeqytet është stabilizuar, pas rënies nga puna të transformatori TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1.
“Sot më 26 dhjetor 2017, në ora 16:59 ka rënë nga puna transformatori TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, si pasojë një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT kanë dalë menjëherë në terren dhe ana 110 kV e TR 1 është kyçur ne ora 18:06, ana 35 kV e TR 1 është kyçur në ora 18:08, ndërsa ana 10 kV është kyçur në ora 18:24, duke e stabilizuar kështu furnizimin me energji elektrike nga NS Prishtina1. Shkaktar i rënies ishte dalja e nivelit distributiv 10 kV (J17)”, thuhet në deklaratën për media të KOSTT-it.