Kouchner viziton Kosovën më 11 dhe 12 qershor, u drejtohet qytetarëve nga Kuvendi
Bernard Kouchner, përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Francës, do të vizitojë Kosovën më 11 dhe 12 qershor 2024.
Në krye të UNMIK-ut, Bernard Kouchner kontribuoi për të krijuar një administratë dhe një sistem politik në Kosovë dhe për ta rimëkëmbur ekonomin, përcjell Klankosova.tv..
Bernard Kouchner do të marrë pjesë në programin e organizuar nga autoritetet kosovare për personalitete të larta të ftuara me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Bernard Kouchner do të ketë nderin t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne më 12 qershor.
Në fund ai do të vizitojë Graçanicën ku do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit serb, përfshirë ipeshkvin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosijen.