Kouchneri vlerëson kontributin e LDK-së në shtetndërtim
20 shkurt 2018
| 13:06
Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka pritur në takim Bernard Kouchnerin, mikun e Kosovës dhe të presidentit historik Rugova.
Me këtë rast, Kouchner ka vlerësuar lart kontributin e LDK-së në shtetndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Hoti ka falënderuar Kouchner për angazhimin tij në shtetndërtimin e vendit si dhe e ka cilësuar si tepër të çmueshme mbështetjen e Francës si dhe të vet Kouchner në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.