![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/koulibaly-1.jpg)
Koulibaly, afër Chelseat
12 korrik 2022
| 15:24
Napoli nuk ka arritur ta bindë mbrojtësin Kalidou Koulibaly, me marrëveshjen 5-vjeçare për 30 milionë euro.
Senegalezit i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe klubi që duket se e ka bindur atë është Chelsea.
Londinezët janë gati të ofrojnë 30 milionë euro për transferimin e tij dhe kjo shumë mund ta kënaqë Napolin.